s
About Us
Lorem Ipsum is simply dummy text ofering thetonat sunrising printing and typesetting industry seo is partysipati carma. Lorem Ipsum is simply dummy,
Na ndiq
 

SHËRBIME

QRR ofron trajnime të rëndësishme, me të cilat do të ndërtohen kompetenca kyç për vendet specifike të punës, që u nevojiten kompanive.

QRR ofron trajnime të rëndësishme, me të cilat do të ndërtohen kompetenca kyç për vendet specifike të punës ,që u nevojiten kompanive. Më poshtë janë të shënuara një pjesë e aktiviteteve të QRR-së që do të vazhdojmë ti zhvillojmë për ti kënaqur nevojat e tregut.

Ligjerata dhe seminare

Ekspertë nga një fushë e caktuar ose sipërmarrës të suksesshëm rregullisht  do ti shpërndajnë dituritë e tyre të çmuara për krijimin e biznesit. Temat do të zgjedhen sipas nevojave të qendrës, QRR-së, të të rinjve ose të kompanive start-ap dhe të rrjetit.

Punëtorri

Program intensiv edukativ që fokusohet në teknikat dhe shkathtësitë në një fushë të caktuar. Punëtoritë janë mundësi për diskutime, interaksion, prezantime dhe debate për një temë të dhënë.

е-mësim

Në ueb-faqen tonë mund të gjenden materiale onllajn për mësim si dhe informacione. Me këtë zgjerohet aktiviteti i QRR-së, ndërsa e dobishme është ajo që anëtarët dhe faktorët mund të mësojnë me ritëm të tyre, atëherë ku dhe kur u përgjigjet. Rregullisht do të krijojmë leksione të reja dhe do të sigurojmë materiale të reja për mësim.

Evente publike

Rregullisht organizojmë evente publike të përshtatshme për publikun tonë të cilin e synojmë . Llojet e eventeve që i organizojmë çdo muaj janë: evente për rrjetëzim; ndërlidhje e sipërmarrësve me përvojë; ndërlidhje e mentorëve; të kompanive start-ap; hakaton; shtëpi e hapur; gara dhe evente korporative.

Bisedë të enjteve!

Event që u jep mundësi studentëve që të shpërndajnë dituri për një temë të caktuar, të diskutojnë për qëndrimet personale për çështje të përditshme ose të prezantojnë informacione për çështje relevante.

Një orë kodim (event më i madh në botë për kodim themelor)

Një orë kodimi filloi si një hyrje një-orëshe në shkencat kompjuterike, me qëllim që të demistifikohet “kodi”, të tregohet se çdokush mund ti mësojë bazat dhe ta shtojë pjesëmarrjen në fushën e shkencave kompjuterike. Këtu janë të përfshira shkollat e mesme nga rajoni i Pollogut.

Hakaton

Tubime ku programuesit në mënyrë intensive bashkë e bëjnë kodimin në një periudhë të shkurtër kohore. Zakonisht hakatonët tanë zgjasin disa ditë, por jo më tepër se një javë.

Vajzat dhe gratë në TIK

Vajzat në vend nuk kanë shembuj që do ta kishin nxitur interesimin dhe aspiratat  e tyre për teknologjinë. Fokusohemi dhe krijojmë  disa aktivitete për ti tejkaluar pengesat e drejtpërdrejta për  përvetësim të TIK shkathtësive te vajzat dhe gratë.

Kafe muhabeti jo-formal

Tre deri në gjashtë diskutime panel (fjalim motivues) në vit, ku nxënësve të shkollave të mesme u ofrojmë që të njihen me sipërmarrës të suksesshëm lokal dhe nacional. Ata do ti ndajnë rrëfimet e tyre të suksesshme, do të bisedojnë në tema të ndryshme dhe do ti motivojnë të punësuarit e ardhshëm.

Vlerësimi i kompanisë

Shumica e pronarëve të bizneseve nuk e dinë vlerën e vërtetë të kompanisë së tyre dhe shpeshherë i shtojnë vlera sentimentale, vlera të mëdha të pa prekshme si dhe vlera jo-reale të kapitalit dhe të tregut. Ajo nuk është pasqyrë e vlerës së vërtetë të kompanisë. Pa marrë parasysh se tingëllon mjaft lehtë, por ka nevojë për përgatitje, trajnim dhe duhet të mendohet për vlerësim përkatës të biznesit.

Si të regjistrohet kompani në Maqedoninë e Veriut (nga pikëpamja juridike) dhe tatimimi:

  • procedurë për regjistrim të kompanisë në Maqedoninë e Veriut
  • sistem një-sportelesh
  • lloje të kompanive
  • të dhëna dhe dokumente të nevojshme për regjistrim të kompanisë me përgjegjësi të kufizuar
  • filiale
  • tatim për kompaninë
  • tatim në qarkullim / tatim i vlerës së shtuar (TVSH)
  • tatim
  • tatim në rrogë

Strategji për kërkim të karrierës/punës

Do të ofrojmë përgjigje në pyetjet vijuese:

  • Çfarë dëshiroj të bëj në jetë?
  • Cilat karriera më interesojnë?
  • Çfarë shkathtësi kam?
  • Çfarë shkathtësi me nevojitet?
  • Çfarë shkathtësi të reja dëshiroj të përfitoj?
  • Si të përgatitem më mirë për karrierë?
  • Cilat kurse dhe arsim shtesë janë më të mira për mua?
  • Si të përfitoj përvojë praktike përderisa jam në shkollë?
  • A të shkoj në praktikë? A të studioj në botën e jashtme? Ku? Kur?
  • Si të zhvilloj shkathtësi lideri dhe të tjera?

Zhvillim profesional i karrierës

Planifikimi i karrierës dhe zhvillimi në ZHPK, do tu ofrojë mundësi të shumta për ti hulumtuar interesat, vlerat dhe shkathtësitë  e juaja dhe të filloni ti zhvilloni ato shkathtësi dhe cilësi që do tu mundësojnë që të jeni shumë të suksesshëm në vendin e punës.

Konsultime afariste

Për rezultate më të mira, shitje më të mëdha, përfitime më të mëdha, pjesëmarrje dhe efikasitet më të madh në treg, qendra ofron shërbime cilësore që me të vërtetë diçka do të ndryshojnë në biznesin e juaj. Qëllimi i shërbimeve tona konsulente janë të shumta, duke filluar me strategji për zhvillim të biznesit e deri në shitje dhe marketing, plan për biznes, organizim të brendshëm, këshilla financiare, si të zhvilloni e-biznes e  shumë të tjera.

Shërbime për RNJ për kompanitë

Qendra u ndihmon kompanive, institucioneve publike dhe OJQ-ve, që të gjejnë profilin e përsosur për ta. Qendra do ta shkurtojë procedurën e gjatë për aplikim, kërkim dhe përzgjedhje të kandidatëve më të mirë.

Këshillimi individual për karrierë

Qëllimi i këshillimit për karrierë është që t’u ndihmohet studentëve që ta zgjedhin rrugën e vërtetë të karrierës. Studentët që janë të interesuar për këshillim për karinën e tyre, duhet të caktojnë takim me përfaqësues të qendrës ose përmes meilit ose me kontakt të drejtpërdrejtë. Përfaqësuesi për karrierë personat e interesuar i këshillon për atë se si të shkruajnë biografi të shkurtër, letër motivimi, për teknika të intervistave, test për vlerësim të karrierës, cila është karriera më e mirë për ta, si të aplikojnë për punë, kryerje të praktikës ose bursë e ngjashëm.

Kurs për full stack ueb programues

Programi është i ndarë në 7 pjesë, ndërsa çdo pjesë përfshinë një komponentë të rëndësishme nga ueb programimi dhe temat themelore që duhet të mësohen. Çdo temë është e shoqëruar me instruksione të detajuara dhe me sqarime për rëndësinë e programit.

Ky program është bazë e programit për full stack ueb programin në EJL me mentorim dhe këshillim për karrierë. Ky kurs është ndarë në dy pjesë: front-end –  ato janë aspektet vizuale dhe inter-aktive të një ueb faqeje dhe back-end, përkatësisht logjika prapa skenës që e përkrah ueb-faqen – bazë e të dhënave, menaxhimi i përdorimit.

Font Resize
Click to listen highlighted text!