Misioni i qendrës është të krijojë mundësi për të rinjtë përmes organizimit të trajnimeve, përkrahjes në kërkimin e punës dhe përmes krijimit të rrjetit tërësisht të ri të të rinjve dhe punëdhënësve. Qendra do të jetë edhe hap inovativ me programe inovative për trajnime që do ti përkrahin të rinjtë që të gjejnë punë në të ardhmen, posaçërisht në sektorin IT, ndërsa në të njëjtën kohë do ta përkrahin edhe zhvillimin e start-ap bizneseve.