s
About Us
Lorem Ipsum is simply dummy text ofering thetonat sunrising printing and typesetting industry seo is partysipati carma. Lorem Ipsum is simply dummy,
Na ndiq
 

Njoftoni ekipin

Art Spahiu photo

Art Spahiu

Magjistër i të drejtës civile, është diplomuar në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar si këshilltar më i ri në zyre të avokaturës. Ka përvojë pesëvjeçare si aktivist rinor dhe në organizatat joqeveritare, por është edhe bashkë-themelues i njërës nga OJQ-ve më aktive në rajonin. Gjuhë amtare e ka gjuhën shqipe, ndërsa rrjedhshëm e flet gjuhën maqedonase, anglishte dhe turke.

Artan Luma

Artan Luma

Pozita: Përgjegjës për aktivitetet që lidhen me studentët dhe të papunsuarit

Artan Luma është i lindur më 23.02.1979, në Tetovë, Maqedoni. Diplomoi në vitin 2002 studimet bachelor në Shkenca Kompjuterike në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Tetovë, Maqedoni. Ka mbaruar studimet master në 2007 në Universitetin Shtetëror të Prishtinës në Prishtinë, Kosovë, me temën e masterit me titull “Mundësitë për krijimin e një programi hipermedial për mësim interaktiv”.

Прочитајте повеќе

Ai regjistroi studimet e doktoratës në shtator 2007 në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Maqedoni. Ai fitoi gradën e doktoratës në Shkenca Kompjuterike me tezën e titulluar “Algoritmet e disa modeleve matematikore dhe implementimi i tyre në kriptosisteme“ në maj 2010. Nga viti 2003 është i punësuar në Universitetin e Evropës Juglindore, së pari në Qendrën Kompjuterike dhe nga 2004 në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, UEJL. Ai fitoi titullin Asistent Profesor në 2010 dhe titullin Profesor i Asociuar në 2015, kurse në 2020 fitoi titullin akademik Profesor i rregullt në Universitetin e Evropës Juglindore. Ka qenë pjesëmarrja në konferenca shkencore dhe takime profesionale me karakter ndërkombëtar. Ka publikuar mbi 45 artikuj shkencor në konferenca ndërkombëtare dhe mbi 17 artikuj shkencor në xhurnale ndërkombëtare si dhe tre libra univerzitar. Puna e tij citohet në mbi 70 artikuj të botuar në xhurnale dhe konferenca ndërkombëtare, duke përfshirë disa citime në xhurnale me impakt faktorë. Publikimet në konferenca dhe xhurnalet ndërkombëtare janë botuar në Clarivate Analytics – Emerging Sources Index, EBSCOHost, Scopus, IEEE dhe ACM. Publikimet janë në fushat e sigurisë së sistemeve kompjuterike, sigurisë kompjuterike, sigurisë së informacionit, sigurisë së sistemeve të informacionit, Cloud siguria, siguria kibernetike, kriptografisë, algoritmit. Ai gjithashtu kontribuoi në organizimin dhe mentorimin e studentëve për konkurse të tilla si NASA Space Apps Challenge. Poashtu ka marrë pjesë në mbi 15 projekte shkencore me karakter ndërkombëtar.

Azir Aliu photo

Azir Aliu

D-r. Azir Aliu ligjëron në Fakultetin e shkencave dhe teknologjive bashkëkohore të Universitetit të Evropës Jug-Lindore. Pasi u zgjodh me titullin akademik profesor-asistent, d-r. Azir Aliu ka pozicion të lartë akademik, ndërsa në një pjesë të madhe të punës së tij është i fokusuar në zhvillimim, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e Parkut Teknologjik të UEJL.

Прочитајте повеќе

Ka qenë këshilltar i kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për arsim të lartë, shkencë dhe TIK. Ka qenë i angazhuar si ekspert në një projekt të BE-së, si konsulent për reforma arsimore. Ka pasur rezultate të jashtëzakonshme për bashkësinë akademike dhe për perspektivën e saj. Ka përvojë të shkëlqyer në përgatitjen e dokumenteve nacionale strategjike, politike dhe ato kornizë. Në vitet 2015-2016 ka qenë anëtar i komisionit tejet të rëndësishëm të strategjisë TIK dhe të planit aksionar të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2016 ka marrë pjesë në hartimin e Strategjisë për arsim me plan aksionar 2016-2020 dhe në grupin punues për TIK. Në vitet 2015-2016 ka qenë i angazhuar si ekspert në projektin e UE IncoNET EaP S&T Policy Mix Peer Review për arsim të mesëm në Armeni. Ka realizuar rezultate dhe arritje të jashtëzakonshme për bashkësinë akademike dhe perspektivat e saj.

Biljana Shterjovska photo

Biljana Shterjovska

Biljana Shterjovska është elektro-inxhiniere e diplomuar, me magjistraturë për ekonomi. Ka diplomuar në Fakultetin për elektro-teknikë në Shkup (Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi”), në fushën e inxhinierisë kompjuterike, informatikës dhe automatikës në vitin 1998. Pas diplomimit punësohet si profesoreshë për informatikë në gjimnazin e Gostivarit, ku ende punon.

Прочитајте повеќе

Në vitin 2011 ka magjistruar në Institutin për ekonomi në Shkup (Universiteti “Sh. Qirili dhe Metodi”), në fushën e sipërmarrësisë. Ka marrë pjesë në zbatimin e projekteve të shumta të ndërlidhura me zhvillimin dhe avancimin e arsimit, arsimit të të rinjve dhe të të moshuarve, të të drejtave të njeriut, demokracisë, mentorimit, inter-kulturalizmit, integrimit ndër-etnik, sipërmarrësisë dhe aktivizmit civil.

Lirim Amiti photo

Lirim Amiti

Lirim Amiti punon si revizor i brendshëm i Universitetit të Evropës Jug-Lindore, ndërsa në të njëjtën kohë është edhe anëtar i këshillit të drejtorëve të IRB-së Maqedoni dhe është anëtar i IKAF-it. Është diplomuar në biznes administratë dhe është profesionist me përvojë, nga fusha e revizionit të jashtëm në sektorin bankier si dhe është specialist për revizion të brendshëm.

Прочитајте повеќе

Ka më tepër se një dekadë përvojë si revizor i brendshëm, në sektorin bankar dhe specialist për revizion të brendshëm. Ka përvojë në vendosjen e funksionit të revizionit të brendshëm, formulimin dhe vendosjen e metodologjive për revizion të brendshëm në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe me praktikat më të mira. Ai është trajnues i autorizuar i IIA Global dhe trajnues i certifikuar nga CIPFA për Baza të revizionit të brendshëm, liderizëm dhe kontroll e menaxhim me organizatat. Përvoja e tij si trajnues kryesisht është e ndërlidhur me trajnim të revizorëve të brendshëm, specialistë për financa dhe kontabilitet në tema që janë bazë të revizionit të brendshëm, standardeve ndërkombëtare për kryerje të revizionit të brendshëm, hetimin e mashtrimeve dhe menaxhimin me rrezikun.

Nebi Xhemali photo

Nebi Xhemali

Nebi Xhemaili ka diplomuar në financa në Katedrën për biznes administratë pranë Fakultetit të Evropës Jug-Lindore, ku edhe ka magjistruar për financa. Nebi Xhemaili karrierën në sektorin jo-qeveritar e ka filluar si nënkryetar për çështje financiare, ndërsa ka qenë edhe vullnetar në Invest Konslallting, ku ka qenë i ngarkuar për udhëheqje të kontabilitetit të më tepër se 50 kompanive private.

Прочитајте повеќе

Në vitin 2007 ka filluar të punojë si referent për buxhet në Universitetin e Evropës Jug-Lindore, ndërsa më vonë është avancuar dhe është bërë drejtor financiar. Për momentin është në krye të zyrës së financave. Gjatë karrierës ka punuar edhe në Ekolog Internacional Tetovë, ku ka qenë i obliguar për përllogaritjen e rrogave të të punësuarve të kompanisë. Nga viti 2011 Nebi Xhemaili është anëtar i këshillit investues të KB Publikum invest.

Ulpiana Sadiku

Ulpiana Sadiku

Ka magjistruar për të drejtën afariste në fakultetin e drejtësisë “Justinijani i Parë” pranë Universitetit “Sh. Qirili dhe Metodi” në Shkup dhe ka 15 vite përvojë pune në organizata nacionale dhe ndërkombëtare në fusha të ndryshme, siç janë administratë, drejtësi, financa, zgjedhje, OJQ, këshillime, furnizime, RNJ. Gjuha e saj amtare është gjuha shqipe, ndërsa rrjedhshëm i flet gjuhët maqedonisht, anglisht, turqisht dhe gjuhën spanjolle.

Viktorija Jovanoska

Violeta Jovanoska

Violeta Jovanoska aktualisht është e angazhuar në pozitën e Menaxherit të Qendrës Rinore. Ajo ka një diplomë Bachelor në Shkencat e Teknologjisë së Biznesit në fushën e Marketingut dhe Kontabilitetit. E shpërblyer me çmim nga të studiuesve gjith-amerikan nga Akademia e Arritjeve e Shteteve të Bashkuara nga Universiteti Shtetëror Montana-Northern, Havre, MT, USA. Ka fituar shumë çertifikata dhe çmime të trajnimeve, të punëve vullnetare për kujdesin ndaj fqinjëve, komunitetin dhe vendin si pjesë e programeve vullnetare dhe arsimore më 15 prill 2000 për IRS (SHËRBIMI I BRENDSHËM I TË ARDHURAVE) – SHBA. Ajo është mbajtëse e Certifikatës së Ndërmjetësuesit të Sigurimeve të lëshuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Republikës së Maqedonisë dhe ka punuar për një kompani sigurimesh dhe brokerimi WVP AD Shkup, Austria Group. Ajo ka punuar si Menaxhere e Shitjes me Pakicë në Cosmofon, ONE, VIP (Dyqani i Telekomunikacionit Gostivar) për 15 vjet. Gjuha amtare ka gjuhën maqedonase dhe flet rrjedhshëm gjuhën angleze.

Xhevair Memedi photo

Xhevair Memedi

Z. Memedi është i lindur në Tetovë në vitin 1963. Arsimin universitar e ka kryer në Shkup në vitin 1989. Në vitin 2002 dhe 2003 ka kryer trajnim profesional në Universitetin Indiana, për menaxhim të resurseve njerëzore dhe ka vizituar më tepër se 20 universitete në SHBA ,si pjesë e menaxhimit universitar.

Прочитајте повеќе

Në vitin 2005 ka magjistruar në Shkollën për menaxhment në Bled të Sllovenisë. Nga viti 2008 në mënyrë aktive merret me hulumtime në fushën e menaxhimit me ndryshimet. Ka doktoruar në Fakultetin për biznes dhe ekonomi të UEJL-së në vitin 2015. Z. Memedi e ka filluar karrierën si mësimdhënës për gjuhën angleze në vitin 1995. Në vitin 1996 ka filluare të punojë në Universitetin e Tetovës, fillimisht si lektor për letërsi angleze, e mandej si shef i Katedrës për gjuhën dhe letërsinë angleze . Në të njëjtën kohë ka ligjëruar edhe në shkollën e mesme ekonomike, ku ka qenë edhe kryesues i këshillit shkollor. Kah fundi i vitit 1998 gjatë krizës, shkurtimisht e ka braktisur shkollën ekonomike, për të punuar në misionin e Kombeve të Bashkuara në Maqedoni, ndërsa në vitin 1999 ka qenë shef i zyrës lokale të Institutit ndërkombëtar republikan në Tetovë. Në vitin 2001 i është bashkëngjitur ekipit të vogël, por të përkushtuar të kuadrit ndërkombëtar dhe lokal ,që e themeloi Universiteti i ri i EJL në tetor të atij viti. Prej atëherë punon në Universitetin e EJL në funksione të ndryshme, fillimisht si drejtor i sektorit për resurse njerëzore, e mandej edhe si zëvendës sekretar. Pozitën e tanishme të sekretarit të përgjithshëm të Universitetit të EJL, Memedi e ushtron nga viti 2004.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.

Font Resize
Click to listen highlighted text!