Në ambientin dhe komoditetin si në shtëpi do të ndjeheni të relaksuar dhe të kënaqur.
QRR- iCan është hapur në Gostivar në hapësirat e shkollës së mëparshme private “Jahja Qemal” – Gostivar. Adresa e Qendrës është rr. “JNA”, p.n. Gostivar 1230, në një hapësirë prej 400 m². Qendra disponon me:
- pult informimi/vend paraqitjeje
- hapësira zyre për start-ap kompani
- lokal i përbashkët/vend për lojëra
- snek bar
- hapësira për aktivitete/mësonjëtore
- hapësirë për më tepër dedikime
- hapësirë me kompjuterë
- pjesë në të hapur
- zyrë administrative
- kuzhinë
- tualete
Në hapësirën e përbashkët të qendrës mund të lexoni libër në karriget tona komode, të punoni në lap-top ose të relaksoheni në kolltukët e buta, mund të takoheni me miq dhe të zbaviteni, ose të njiheni me njerëz të ri dhe të krijoni miqësi. Në ambientin dhe në komoditetin si në shtëpi do të ndjeheni të lirë dhe të kënaqur.