Kryesisht, fokusi ynë është në vendosjen e bashkëpunimit midis ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, pushteteve lokale, universiteteve, shkollave të mesme dhe të rinjve, për tu krijuar eko-sistem inovativ i të mësuarit dhe kultura e sipërmarrësisë.
QRR funksionon si qendër inovative dhe e resurseve për punësim si dhe vetëpunësim të të rinjve, me fokusim në vendet e punës së të ardhmes. Qendra i pasuron dhe i zgjeron shërbimet që i kanë studentët në kampusin e Universitetit EJL, ndërsa në programin i përfshin edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Ne ofrojmë lidhjen që mungon për tu fituar shkathtësitë dhe kompetencat e nevojshme në tregun e punës, ndihmojmë gjatë zhvillimit të shërbimeve sipërmarrëse në moshë më të re dhe ndërtojmë kapacitete për biznes-menaxhment, zhvillim të kompanive start-ap dhe përkrahje për rritje dhe zhvillim të firmave lokale.