THIRRJE E HAPUR (Еkspert/ligjërues në fushën e Shkrimit dhe Menaxhimit të Projekteve)
iCAN po kërkon të angazhojë një ekspert/ligjërues në fushën e Shkrimit dhe Menaxhimit të Projekteve, për të realizuar një ligjeratë në fushën e lartpërmendur për nevojat e projektit.
Aplikantët do të duhet t’ë dorëzojnë në iCAN një prezantim në lidhje me temën që do të jetë pjesë e ligjëratës.
Metodologjia dhe fusha e veprimit
Eksperti/Ligjëruesi pritet të:
Krijojë metodologji dhe dinamikë në lidhje me ligjëratën, ti mësoj pjesëmarrësit për shkrimin e projektive, ti mësoj ata për planifikimin, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve. Analizimin e palëve të përfshira dhe identifikimin e problemeve. Kuptimi i objektivave dhe përgaditja e kornizës logjike. Poashtu t’i mësoj ata për planifikimin e aktiviteteve, relevancën dhe shikueshmërinë e projektit. Krijimin dhe planifikimin e buxhetit si dhe metodat për evaluim dhe raportim të projekteve.
Rezultatet e pritura
Pas ligjëratës pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të:
- Kuptojnë për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve;
- Analizojnë dhe identifikojnë problemet në komunitetin ku jetojnë;
- Planifikojnë buxhet në përgaditjen e projektit të tyre.
- Përmbushin kornizën logjike të projektit
- Bëjnë evaluim të projektit dhe raportojnë për të.
Ligjëruesi do të jetë përgjegjës për organizimin dhe shpërndarjen e materialit mësimor me cilësi të lartë
Kriteriumet për përvojën dhe aftësitë e ekspertëve/ligjëruesve:
- Diplomë në një fushë të përshtatshme për trajnim;
- Përvojë në fushën e trajnimit dhe mentorimit;
- Përvoja teorike dhe e aplikuar në lidhje me Shkrimin dhe Menaxhimin e Projekteve;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi ndërpersonale dhe këshilluese.
Afati i aplikimit 03.10.2022
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi na dërgoni dokumentet e kërkuara në: ican@seeu.edu.mk
No Comments
Sorry, the comment form is closed at this time.