s
About Us
Lorem Ipsum is simply dummy text ofering thetonat sunrising printing and typesetting industry seo is partysipati carma. Lorem Ipsum is simply dummy,
Na ndiq

Blog

Thirrje publike për punëdhënësit që kanë nevojë për praktikantë

Thirrje publike për punëdhënësit që kanë nevojë për praktikantë për trajnime, për të kryer detyra pune dhe për të fituar përvojë

Institucioni i shpalljes publike: Qendra Rinore e Resurseve iCan në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), në kuadër të projektit – Krijimi i mundësive të barabarta për punë për të gjithë – Faza kryesore, financuar përmes Programit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim(SDC).

Afati i aplikimit: aktualisht, deri në shfrytëzimin e fondeve ekzistuese

Thirrja publike shpallet në kuadër të projektit dhe në koordinim me Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e masës 5. Punë praktike nga Plani operativ për programe dhe masa aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022, miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

THIRRJE PUBLIKE

drejtuar punëdhënësve të interesuar për përfshirje në masën Pune praktike

Thirren punëdhënësit që janë të interesuar t’i bashkohen masës Punë praktike, të aplikojnë në thirrjen publike dhe të shprehin interesin për pjesëmarrje. Masa ka të bëjë me angazhimin e praktikantëve për trajnim, për kryerje të detyrave të punës dhe fitimin e përvojës në një periudhë 3 (tre) mujore. E njëjta ka për qëllim fitimin e përvojës dhe specializimin në vendin e punës si rezultat i të mësuarit përmes punës. Punëdhënësi është i detyruar të saktësojë për cilin vend të punës, gjegjësisht për çfarë lloj pune bëhet aplikimi i praktikantit.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë punëdhënësit:

  • që janë nga sektori privat dhe civil;
  • që kanë të paktën një të punësuar për një kohë të pacaktuar, të paktën 6 muaj para aplikimit, me përjashtim të organizatave të shoqërisë civile dhe punëdhënësve që do të angazhojnë gra nga komuniteti etnik rom si praktikante;
  • që i kanë shlyer të gjitha detyrimet në bazë të pagave dhe kontributeve të paguara të sigurimeve sociale të detyrueshme.

Aplikimi ofrohet sipas parimit “i pari që aplikon, i pari shërbehet” deri në shfrytëzimin e fondeve në dispozicion, duke marrë parasysh parimin e shpërndarjes së barabartë nga të gjitha rajonet e planifikimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Praktikantët zgjidhen nga evidenca e personave të papunë, punëkërkues aktiv në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit, të moshës deri 34 vjeç me arsim minimal të mesëm dhe që nuk kanë përvojë pune konform arsimit. Nëse punëdhënësi ka në dispozicion një person të tillë, të njëjtin është i lirë ta zgjedhë vetë. Në të kundërtën, agjencia do të ndërmjetësojë me kërkimin nga evidenca e personave të papunë për t’iu përgjigjur nevojave të shprehura të punëdhënësit.

Për secilin kandidat që do të përzgjidhet dhe do të përfshihet në masën e Punës praktike, është paraparë mbështetje financiare në një shumë prej 9.000,00 denarë në muaj (me sigurimin e përfshirë për invaliditet dhe lëndim trupor të shkaktuar nga lëndimi në punë dhe sëmundje profesionale dhe tatimin mbi të ardhurat personale), për periudhën për të cilën kryhet trajnimi praktik. Kompensimi do të transferohet në llogarinë e praktikantit pas skadimit të muajit aktual të periudhës së kontratës, reduktuar në llogari të zbritjeve të kërkuara ligjore.

Kushtet, të drejtat dhe detyrimet do të rregullohen me lidhjen e marrëveshjes me punëdhënësit dhe me personat e papunë – praktikantë. Një nga kushtet që punëdhënësi duhet t’i plotësojë është edhe emërimi i një mentori përkatës për praktikantin, si dhe dorëzimi i një plani pune të praktikantit, që do të dorëzohen pas miratimit të aplikimit për punë praktike.

Qendra Rinore e Resurseve iCan dhe qendrat e punësimit të APRMV-së e kanë të drejtën e verifikimit të dëshmive përkatëse të pranisë së praktikantit në vendin e punës gjatë punës praktike.

Informacione të detajuara mund të merren në numrin kontaktues të telefonit: 076-884-000, i disponueshëm çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 16:00 ose në mail: ican@seeu.edu.mk

https://forms.gle/d42AyqcHUvK1MNgD8

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.

Font Resize
Click to listen highlighted text!