s
About Us
Lorem Ipsum is simply dummy text ofering thetonat sunrising printing and typesetting industry seo is partysipati carma. Lorem Ipsum is simply dummy,
Na ndiq

Blog

THIRRJE E HAPUR (Trajnues në fushën e Rritjes dhe Financimit të Biznesit në periudhën e pas Covid-it 19)

iCan kërkon të angazhojë një trajnues për trajnimin në fushën e Rritjes dhe Financimit të biznesit në periudhën e pas Covid-it 19 për nevojat e projektit.

Trajnuesi pritet të mbajë një webinar dy ditor ku qëllimi kryesor i iCan si Qendër Rinore e Resurseve për rajonin e Pollogut është të ndihmojë në punësimin e të rinjve nga rajoni.

Grupi i synuar: Bizneset në rajonin e Pollogut

Ideja e trajnimit është të:

  • Mapojë problemet me të cilat përballen bizneset pas pandemisë COVID 19 dhe shëndrimin e tyre në sfida që mund të hapin rrugë për inovacione nëse ato probleme zgjidhen.
  • Lehtësojë aksesin në financa, duke shfrytëzuar gatishmërinë e tyre për investime dhe duke përgatitur portofolin e tyre për investime, financim dhe rritjen e kapitalit.
  • Si të mbliden fonde për rritjen e biznesit: Marjen e huave nga banka, investitorët engjëj, crowdfunding, përdorimi i parave personale, grante për bizneset e vogla.

Detyra e tij/saj do të jetë lehtësimi i të mësuarit nëpërmjet punëtorive ku kompanitë lokale që përdorin metodologjitë e Google Design Sprint do të mësojnë se si t’u përshtaten ndryshimeve, të inovojnë nën presion dhe të kenë gatishmëri investimi.

Në ditën e parë të webinarit, trajnuesi do të zhvillojë një pasqyrë teorike të seminarit për mapimin e problemeve, transformimin e tyre në ide dhe gjenerimin e pitch decks që janë gati për investime. Prezantimi i të gjitha fondeve dhe granteve sipas fushave dhe industrive.

Ditën e ardhëshme çdo gjë që mësohet një ditë më parë do të zbatohet në një punëtori mësimore, ku pjesëmarrësit do të marrin një rezultat të përgjithshëm përfundimtar – plan veprimi të zhvillimit të idesë, dhe gatishmëri investimi për të njëjtën ide.

Rezultatet e pritura

Pas trajnimit nga Kompanitë pritet të dijnë se cilat grante dhe financa janë në dispozicion për industrinë e tyre dhe si të aplikojnë për to. Modele – template për prezantim para investitorëve.

Gjithashtu do të jenë në gjendje të aplikojnë për financa në garat pitch deck, fonde dhe burime tjera të financimit në vendin tonë.

Si dhe do të jenë të gatshëm të prezantojnë para investitorëve për sa i përket aftësive të buta dhe gjuhës së trupit.

Trajnuesi është përgjegjës për:

  • Organizimi dhe ofrimi i materialit mësimor me cilësi të lartë dhe vlerësimi i nivelit të suksesit të pjesëmarrësve;
  • Këshilla dhe mbështetje për pjesëmarrësit;
  • Raport përfundimtar për zbatimin e procedurës pas dorëzimit

Afati i aplikimit: 11.05.2022.

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni dokumentet e kërkuara (CV, Letër Motivimi si dhe Plan pune të punëtorisë dy ditore veçmas) në: ican@seeu.edu.mk

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.

Font Resize
Click to listen highlighted text!