s
About Us
Lorem Ipsum is simply dummy text ofering thetonat sunrising printing and typesetting industry seo is partysipati carma. Lorem Ipsum is simply dummy,
Na ndiq

Blog

Thirrje për angazhim të praktikantëve

Kjo thirrje ka të bëjë me angazhimin e praktikantëve për trajnim, kryerjen e detyrave të punës dhe fitimin e përvojës brenda një periudhe 3-mujore dhe specializimin në vendin e punës si rezultat i të mësuarit përmes punës.

Praktikantët duhet të jenë studentë universitarë ose të diplomuar në fushën e IT-së ose ekonomisë.

Për secilin kandidat që do të përzgjidhet dhe do të përfshihet në punën praktike, do të ketë kompenzim financiar në vlerë prej 12.000,oo denarë.

Kompensimi do të transferohet në llogarinë e praktikantit pas skadimit të muajit aktual të periudhës së kontratës.

Kushtet, të drejtat dhe detyrimet do të rregullohen me kontratë ndërmjet iCan dhe praktikantëve.

Disa nga përgjegjësitë janë:

  • Organizimi dhe mbikqyrja e trajnimeve dhe eventeve online.
  • Postimi dhe mirëmbajtja e faqes së internetit dhe rrjeteve sociale të iCan.
  • Gjetja e personave të interesuar që duan të krijojnë startupe dhe të përdorin zyrat tona
  • Të kontribuojë në identifikimin e sfidave kryesore që prekin punësimin e të rinjve në nivel lokal dhe rajonal dhe të propozojë veprime për të përmirësuar modelin e dizajnuar me qasje të reja inovative.
  • Zhvillimi dhe ofrimi i shërbimeve për përdoruesit dhe klientët e Qendrës për të siguruar përputhjen e punës dhe vendosjen e të rinjve në tregun e punës.
  • Puna për vendosjen e bashkëpunimit efektiv me sektorin privat dhe ndërmarrjet sociale për të identifikuar mundësitë e punësimit, aftësitë e buta dhe trajnimet profesionale, praktikat dhe punësimet.
  • Koordinimi, monitorimi, vlerësimi dhe raportimi i aktiviteteve të sektorit privat që synojnë të ndihmojnë në punësimin e të rinjve.
  • Angazhimi me OJQ-të aktive në rajon për krijimin e një rrjeti të mirë bashkëpunimi dhe ofrimin e shërbimeve të Qendrës.
  • Angazhimi me SME-të e Rajonit të Pollogut duke përfshirë vizitat dhe skanimin e nevojave të kompanive.
  • Bashkëpunimi dhe ofrimi i udhëzimeve për kompanitë private dhe OJQ-të në përcaktimin e fuqisë së tyre punëtore dhe kërkesës për trajnim.
  • Pjesëmarrja në ngjarje me sektorin privat, duke përfshirë trajnime dhe seminare.
  • Organizimi dhe mbështetja e nismave për mbështetjen e kërkimit të punës për nxënësit e shkollave të mesme
  • Promovimi i zhvillimit të lidershipit, inovacionit dhe qasjeve dhe koncepteve të reja të angazhimit dhe pjesëmarrjes së të rinjve në iniciativat e tregut të punës, si dhe qasjeve novatore në mundësitë e të mësuarit të të rinjve, aftësitë e buta dhe aftësitë thelbësore.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me menaxherin e Qendrës Rinore për Resurse iCan në promovimin dhe zhvillimin e dialogut në nivel lokal ndërmjet sektorit publik dhe privat, duke përfshirë në veçanti sistemin arsimor dhe punëdhënësit.

Studentët e interesuar mund të aplikojnë në emailin tonë: ican@seeu.edu.mk  duke dërguar një CV dhe letër motivuese.

Afati i fundit për aplikim: 27.04.2022 (ora 16.00).

Informacione më të detajuara mund të merren në numrin e telefonit kontaktues: 076-884-000, i disponueshëm çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.

Font Resize
Click to listen highlighted text!