THIRRJE PUBLUKE (tre ekspertë/ligues në fushën e kodimit)
iCan po kërkon të angazhojë tre ekspertë/ligues në fushën e kodimit me një bazë teknike në web kodim dhe programm, të cilët janë të gatshëm të ndajnë këtë njohuri dhe pasion në një trajnim njëditor.
Ky trajnim është i dedikuar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme!
Aplikantët do të duhet t’i ofrojnë iCan planprogramin e kursit dhe planin e zbatimit që do të artikulojë kërkesat e përgjithshme të ToR duke përfshirë metodologjinë e propozuar, afatin kohor të qartë dhe ndarjen e procesit.
Metodologjia dhe Fushëveprimi
Nga Ligjeruesi pritet që të:
Krijoj metodologji dhe dinamikë në lidhje me trajnimin e kodimit, t’Ju mësojë pjesëmarrësve bazat e kodimit dhe të përforcoj zgjidhjen e problemeve në programim për pjesëmarrësit.
Rezultatet e pritura
Pas trajnimit pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të:
- Kuptojnë logjikën e kodimit;
- Të bëjnë kodimin bazë;
- Punojnë si ekip.
Ligjeruesi do të jetë përgjegjës për organizimin dhe ofrimin e materialit mësimor me cilësi të lartë dhe vlerësimin e nivelit të suksesit të pjesëmarrësve;
Këshilla dhe mbështetje për pjesëmarrësit;
Raporti përfundimtar për zbatimin e procedurës pas përfundimit të procesit të dorëzimit.
Kërkesat për përvojën dhe aftësitë e Ligjeruesit:
Diplomë në një fushë të përshtatshme për trajnim.
Përvojë mbi 2 vjeçare në fushën e trajnimit dhe mentorimit të nxënësve të shkollave të mesme.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në situata me dinamikë të ngushtë dhe afate të ngushta;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi ndërpersonale dhe këshilluese.
Afati i fundit për aplikim është 3.12.2021
Për të aplikuar për këtë pozicion, na dërgoni dokumentet e nevojshme në: ican@seeu.edu.mk
No Comments
Sorry, the comment form is closed at this time.