THIRRJE PUBLIKE (ekspert/ligjerues ne fushën e Full-Stack kodimit dhe zhvillimit të rrjetit)
iCan po kërkon të angazhojë një ekspert/ligjërues në rolin e instruktorit të zhvillimit të webit Full-Stack me një bazë teknike në zhvillimin dhe programimin e web-it, i cili është në gjendje të ndajë këtë njohuri dhe pasion në një program 6-javor.
Aplikantët do të duhet të dërgojnë në iCan planprogramin e kursit dhe planin e zbatimit që do të artikulojë kërkesat e përgjithshme të ToR duke përfshirë metodologjinë e propozuar, afatin kohor të qartë dhe ndarjen e procesit.
Metodologjia dhe Fushëveprimi
Nga Ligjeruesi pritet të:
Krijoj metodologji dhe dinamikë në lidhje me kursin Full Stack Web Development, t’i mësoј pjesëmarrësit të krijojnë faqe interneti, t’i mësoj pjesëmarrësve programimin në JavaScript, të përforcoj zgjidhjen e problemeve në programim për pjesëmarrësit, t’Ju mësoј konceptin e klientit / serverit.
Rezultatet e pritura
Pas trajnimit, pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të:
- Krijojnë faqe interneti funksionale;
- Kuptojnë llojet e ndryshme të funksionalitetit JavaScript;
- Punojnë në llojet e ndryshme të programimit;
- Të trajnohen në punë ekipore.
Ligjëruesi do të jetë përgjegjës për organizimin dhe ofrimin e materialit mësimor me cilësi të lartë dhe vlerësimin e nivelit të suksesit të pjesëmarrësve;
Të këshillojë dhe mbështes studentët dhe kompanitë gjatë kursit;
Të dorëyojë raport përfundimtar për zbatimin e procedurës pas përfundimit të procesit të dorëzimit.
Kërkesat për përvojën dhe aftësitë e Ligjeruesit:
- Diplomë në një fushë të përshtatshme për trajnim.
- Përvojë mbi 2 vjeçare në fushën e trajnimit dhe mentorimit të nxënësve të shkollave të mesme.
- Përvoja teorike dhe aplikative në lidhje me ekosistemet për inovacion dhe startup;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në situata me dinamikë të ngushtë dhe afate të ngushta;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi ndërpersonale dhe këshilluese.
Ky është pozicion me kohë të pjesshme, kërkohet një angazhim prej 6 orëve në javë.
Informacioni i programit dhe përshkrimet e kursit janë si më poshtë:
- Dizajnim, zbatonim, publikim dhe mirëmbajtje e faqeve të internetit duke përdorur gjuhë autori ose skriptimi, mjete për krijimin e përmbajtjes, mjete menaxhuese dhe media dixhitale
- Shpjegim se si organizohet një faqe interneti e qëndrueshme dhe funksionale si nga këndvështrimi i përdoruesit, ashtu edhe nga këndvështrimi i biznesit
- Vlerësim i kodit të vlefshmërisë dhe strukturës që plotëson standardet e industrisë
- Testim i kodit për pajtueshmërinë e shfletuesit dhe pajisjes
- Punë me Ndërfaqet e Programimit të Aplikacioneve (API), shpjegim se çfarë mund të bëjnë dhe si t’i përdorin ato
- Ndërtim i aplikacioneve të web-it si dhe njohja dhe shpjegimi i programimit në web, gjuhët e kodimit, protokollet e webit, kornizat dhe standardet
- Përdorimi I librarive
- Shpjegimi i aftësitë të nevojshme për zhvillimin e pjesës së përparme dhe të pasme të web-it dhe se si ato punojnë së bashku
Detyrat specifike të Ligjeruesit
- Zhvilloni dhe/ose përditësoni planprogramin e kursit në konsultim me iCan.
- Përgatitja dhe shpërndarja e materialeve online të kurseve dhe vlerësimeve mësimore në formatin e caktuar
- Përdorimi I Google Classroom / Moodle si platformën mbështetëse të kursit
- Komunikimi me pjesëmarrësit lidhur me objektivat e mësimdhënies dhe rezultatet specifike të të nxënit
- Vlerësimi i arritjeve të nxënësve për rezultatet specifike të të nxënit
- Qëndrim aktual në lidhje me njohuritë profesionale në fushën e praktikës
- Përfundimi i detyrave të nevojshme administrative në kohën e duhur, duke përfshirë: plotësimin e të gjitha dokumenteve të punësimit; paraqitjen e planprogrameve të përditësuara;
- Hartimi i aktivitete ndërvepruese dhe motivuese në klasë për të angazhuar plotësisht pjesëmarrësit dhe për të përforcuar të nxënit e pjesëmarrësve
- Menaxhimi dhe shpërndarja e materialeve të kursit për pjesëmarrësit në një mënyrë angazhuese që nxit mendimin në sistemin tonë të menaxhimit të mësimit në internet
- Veprimi si mentor teknik që i udhëzon pjesëmarrëesit në një udhëtim teknik zbulimi
Afati i fundit për aplikim është 14.12.2021
Për të aplikuar për këtë pozicion, na dërgoni dokumentet e nevojshme në: ican@seeu.edu.mk
No Comments
Sorry, the comment form is closed at this time.