THIRRJE PUBLUKE (ekspert/ligjërues në fushën e Marrëdhënieve me Publikun – komunikimi efektiv)
iCAN kërkon të angazhojë një ekspert/ligjërus në fushën e Marrëdhënieve me Publikun – komunikim efektiv) që do të realizojë një leksion në fushën e lartpërmendur për nevojat e projektit.
Aplikantët do të duhet të dorëzojnë në iCAN një prezantim në lidhje me temën që do të jetë pjesë e ligjeratës.
Metodologjia dhe fushëveprimi
Eksperti/Ligjëruesi pritet të:
Krijoj metodologji dhe dinamikë në lidhje me ligjeratën, të mësoj pjesëmarrësit për MP dhe Komunikim Efektiv, të mësoj ata për efektivitetin e komunikimit dhe se si kjo varet nga tre faktorë: përmbajtja, konteksti dhe marrësi.
Funksionet e komunikimit, komunikimit organizativ, komunikimit verbal dhe joverbal.
Rezultatet e pritura
Pas ligjëratës pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të:
Dedikojnë vëmendje të plotë kur komunikojnë, informojnë dhe frymëzojnë, të praktikojnë dëgjimin aktiv, të dallojnë komunikimin efektiv dhe dëgjimin dhe si dhe të zhvillojnë aftësitë e komunikimit efektiv.
Ligjëruesi do të jetë përgjegjës për organizimin dhe shpërndarjen e materialit mësimor me cilësi të lartë.
Kualifikimet për përvojën dhe aftësitë e ekspertit/ligjëruesit
Diplomë në një fushë të përshtatshme për trajnimin.
Përvojë në fushën e trajnimit dhe mentorimit.
Përvoja teorike dhe e aplikuar në lidhje me komunikimin efektiv të marrëdhënieve me publikun.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi ndërpersonale dhe këshilluese.
Afati i aplikimit 23.10.2021
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutemi na dërgoni dokumentet e kërkuara në: ican@seeu.edu.mk
No Comments
Sorry, the comment form is closed at this time.