UPLIFT – PARTNERËT E PROGRAMËS SË AKSELERIMIT TË START-UP-EVE
UPLIFT – Akseleratori I startup-eve Lider në rajon ka nderin të shpall partnerët e tij fillestarë të serisë së tij të tretë!
Dhjetëra ndërmarje më inovatore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut tashmë kanë vendosur të marrin pjesë në një program të rëndësishëm Akseleratori i cili gjatë një periudhe katër mujore do t’u ofrojë atyre mundësi trajnimi, mentorimi dhe krijimi të rrjeteve me investitorë potencial që do t’i ndihmojë ata të gjejnë ekuilibrin e duhur midis ekspertizës teknike dhe njohurive të biznesit, duke transformuar të ardhmen e tyre në këtë proces.
Përveç ekspertizës së fituar gjatë programit, i njohur si Uplift Accelerator, startup-et më të mira do të shpërblehen me një çmim prej 5,000 deri në 10,000 euro dhe secila nga 12 start-up-et e përzgjedhura do të kenë mundësinë të mbledhin deri në 50,000 euro në investime falë rrjetit të gjerë të sponsorëve, partnerëve dhe investitorëve, një rrjet që përfshin #ICTSmedia, SOVVA, Venture UP, Youth Resource Center – ICan, SlovakAid, Credins Bank, CIVITTA SK, Albvision, EU for Innovation, SWISS EP Albania, Bashkia Tiranë, South East European University (SEEU) #EYAlbania, #Huawei #ICTSlab dhe shumë të tjera në vazhdim ..
No Comments
Sorry, the comment form is closed at this time.