ANNA IFKOVITS HORNER VIZITOI iCAN-in
Qendra Rinore e Resurseve – iCan po krijon perspektiva për të rinjtë me qëllim që të fitojnë aftësi dhe kualifikime për punësim në rajonin e Pollogut!
Anna Ifkovits Horner, Ndihmës Sekretare e Shtetit dhe Shefe e Divizionit të Euroazisë në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës vizitoi Qendrën dhe vëzhgoi punën në trajnimin dhe këshillimin e të rinjve.
Qendra Rinore e Resurseve u krijua me mbështetje zvicerane, si një qendër inovative, digjitale dhe joformale e ngritjes së kapaciteteve që synon të forcojë sipërmarrjen e të rinjve dhe punësueshmërinë në partneritet me sektorin privat!
No Comments
Sorry, the comment form is closed at this time.