THIRRJE E HAPUR PËR EKSPERT/ LIGJËRUES PËR FULL STACK WEB DEVELOPMENT (afati për aplikim 26.07.2021)
iCAN ka nevojë për angazhim të një eksperti / ligjeruesi në fushën e Full Stack Web Development për të ligjëruar në një trajnim 15 javësh mbi Full Stack Web Developmpent.
Aplikantët do të duhet t’i dërgojnë iCAN-it planprogramin e kursit dhe planin e zbatimit që do të artikulojë kërkesat e përgjithshme të ToR-it duke përfshirë metodologjinë e propozuar, afatin e qartë dhe ndarjen e proceseve.
Metodologjia dhe fusha e veprimit
Nga Ligjëruesi pritet të:
Krijojë metodologjinë dhe dinamikën lidhur me trajnimin e Full Stack Web Development, të mësojë pjesëmarësit të krijojnë webfaqe, të mësoj pjesmarrësit programim në JavaScript, përforcimin e zgjedhjeve të problemeve në programim tek pjesmarrësit, mësimin e konceptit client/server.
Rezutatet e pritura
Pas trajnimit, studentët duhet të jenë në gjendje të:
Krijojnë webfaqe funskionale;
Kuptojnë llojet e ndryshme të funskionimit të JavaScript;
Punojnë në mënyrat e ndryshme të programimit;
Të aftësohen në punën në grup (teamwork).
Ligjëruesi do të jetë përgjegjës për organizimin dhe shpërndarjen e materialit mësimor me cilësi të lartë dhe vlerësimin e performancës së pjesëmarrësve të audiencës të ndryshme të studentëve, duke përfshirë dhe të papunësuarit dhe kompanitë.
Këshilla dhe mbështetje për studentët dhe kompanitë gjatë kursit.
Raport përfundimtar për zbatimin e proceseve pas përfundimit të procesit të ligjërimit.
Kriteret për përvojën dhe aftësitë e ligjeruesve:
Diplomë në në një fushë të përshtatshme me trajnimin.
Përvoja në fushën e trajnimeve dhe mentorimeve të nxënësve të shkollave të mesme
Përvoja teorike dhe e aplikuar në lidhje me ekosistemet për inovacion dhe startape;
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në situata me dinamikë të ngushtë dhe afate të ngushta;
Shkathtësi të shkëlqyera ndërpersonale të komunikimit dhe këshillimit.
Kontakt:
ican@seeu.edu.mk
+389 78 358 335
No Comments
Sorry, the comment form is closed at this time.