s
About Us
Lorem Ipsum is simply dummy text ofering thetonat sunrising printing and typesetting industry seo is partysipati carma. Lorem Ipsum is simply dummy,
Na ndiq

Blog

FONDI PËR INOVACION DHE ZHVILLIM TEKNOLOGJIK – MUNDËSITË PËR TË RINJTË

DATA: 20.05.2021

KOHA: 18:00

GJUHA: MAQEDONASE (ME PËRKTHIM SIMULTAN NË SHQIP)

Bëhuni pjesë e këtij webinari ku do të keni mundësinë të mësoni rreth misionit dhe qëllimeve të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, dhe mbështetjen që ky institucion u jep ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe gjithashtu mundësitë për të rinjtë në vend.

Kosta Petrov, Drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik është një sipërmarrës ndërkombëtarisht i përdëftuar, ekspert i marrëdhënieve me publikun, folës dhe autor biznesi.

Ai është themeluesi i P World, Agjencia kryesore e ngjarjeve në botë, që operon në 40 vende të botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Maltë, Norvegji, Turqi, Iran, Egjipt, Katar, Azerbajxhan dhe Korenë e Jugut. Për dy vite me radhë, Kosta ishte në listën profesionistëve më me ndikim për ngjarje në Evropën Juglindore “Kongres Magazin”.

Me mbi 40,000 kopje të shitura, Kosta është një nga biznes – autorët më të shitur në Maqedoni.

Ai është ish-Drejtor i zhvillimit të IABC EMEA, një korrespodent i rregullt për edicionin amerikan të “Huffington Post” dhe një folës i rregullt mbi marrëdhëniet me publikun, lidershipin dhe sipërmarrjen në ngjarje të ndryshme nëpër botë.

Për të marrë pjesë në këtë webinar, ju lutemi plotësoni këtë Formular: https://forms.gle/FicTBVskB9KUWkWd7

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.

Font Resize
Click to listen highlighted text!