Trajnim për Profesionalizmi, menaxhimi i sjelljes dhe komunikimi
Titulli i kursit: Profesionalizmi, menaxhimi i sjelljes dhe komunikimi
Ligjërues: Lumturije Mehmedi Sinani
Data: 01.02.2021
Ora: 18:00
Platforma: Zoom
Gjuha: Shqip
Të gjithë ata që do përfundojnë këtë kurs pa pagesë do të marrin çertifikata.
Pershkrim i trajnimit
Trajnimi Profesionalizmi, menaxhimi i sjelljes dhe komunikimit është paraparë të përfshi dhe elaboroj aspektet më të rëndësishme sjelljes dhe paraqitjes profesionale, menaxhimit të sjelljes dhe komunimikit në kontaktet profesionale. Pjesëmarrësit në trajnim do të marrin njohuritë bazë mbi çështjet dhe dimensionet e profesionalizmit në vendin e punë, menaxhimin e sjelljes dhe komunikimi si dhe do të zhvillojnë aftësinë e tyre për të aplikuar sjellje dhe komunikimi profesional në trajtimin e çështjeve profesionale. Në këtë kurs, do mësojnë llojet dhe format elementare të komunkimit profesional, pritshëmëritë në lidhje me sjelljen dhe paraqitjen profesionale, përdorimin e aftësive të komunikimit dhe menaxhimit e sjelljes ndaj bashkëpunëtorëve (dhe klientëve).
Trajnimi është përshtatshëm për persona që janë në fillimet e karrierës së tyre profesionale dhe lehtëson tranzicionin nga jeta akademike (studentore) në atë profesionale (në ambientet e punës) por edhe për individ që dëshirojnë të mësojnë në lidhje me paraqitjen e nje imazhi profesional në tregun e punës.
Biografi
Lumturije Mehmedi Sinani, e diplomuar në Shkencat e komunikimit, është këshilluesë e karrierës e çertifikuar si Global Career Development Facilitator.
Përvoja e saj punës lidhet me kontakt, këshillim dhe udhëzim të punëkërkuesve, lëhtësimin dhe ndërmjetësim në punësim si dhe trajnime në sferen e zhvillimit profesional të karrierës. Ka punuar në projekte të USAID dhe UNDP dhe aktualishtë është e angazhuar në Qendrën e karrierës në Universitetin e Evropës Juglindore.
Për të ndjekur trajnimin Ju lutemi plotësoni formën e regjistrimit: https://forms.gle/zArbHzzmQP2ojShP6
No Comments
Sorry, the comment form is closed at this time.