s
About Us
Lorem Ipsum is simply dummy text ofering thetonat sunrising printing and typesetting industry seo is partysipati carma. Lorem Ipsum is simply dummy,
Na ndiq

Blog

THIRRJE PUBLIKE Për aplikim të kandidatëve për volonter në Qendrën Rinore të Resurseve iCan – Gostivar (3 volonter)

I ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë për punë vullnetare në Qendrën Rinore të Resurseve iCan – Gostivar.

Kohëzgjatja – 3 muaj (4 orë në ditë, 3 ditë në javë).

Data e fillimit – 1 Shkurt 2021.

Lokacioni – Qendra Rinore e Resurseve iCan – Gostivar.

Përgjegjësitë –  krijimi i një mjedisi mikpritës dhe miqësor të hapur për anëtarët e komunitetit, dhënia e ndihmës në zbatimin e aktiviteteve të iCan, të sigurojnë mbështetje dhe ndihmë të përgjithshme për stafin e iCan dhe të jenë një shembull për të rinjtë që të bëhen pjesë e iCan në të ardhmen.

Kualifikimet minimale:

  • Të jenë persona të moshës madhore;
  • Njohje e gjuhës shqipe, maqedone dhe angleze;
  • Njohje e mirë e punës me kompjutorë (MS Office, Word, MS Outlook, Internet);
  • Shkathtësi komunikimi.

Mënyra e aplikimit – kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë biografi të shkurtë CV dhe letër motivimi në email adresën në vijim: ican@seeu.edu.mk.

Afati i fundit për aplikim është 26 Janar 2021.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar do të intervistohen dhe pas procedurës së përzgjedhjes dhe renditjes, kandidatët më të suksesshëm do të ftohen të fillojnë punën e volonterizmit.

Inkurajohen kandidatët të vizitojnë web faqen e iCan: www.ican.mk ku mund të marin më shumë informata lidhur me aktivitetet e Qendrës.

Post Tags:

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.

Font Resize
Click to listen highlighted text!