RISHPALLJE E THIRRJES PËR EKSPERT/LIGJËRUES PËR MENAXHIMIN E STRESIT (afati për aplikim 10.01.2021)
iCAN ka nevojë për angazhim të një eksperti / ligjeruesi në fushën e Menaxhimit të Stresit për të ligjëruar në një trajnim 5-ditorë mbi Menaxhimin e Stresit.
Aplikantët do të duhet t’i dërgojnë iCAN-it planprogramin e kursit dhe planin e zbatimit që do të artikulojë kërkesat e përgjithshme të ToR-it duke përfshirë metodologjinë e propozuar, afatin e qartë dhe ndarjen e proceseve.
Metodologjia dhe fusha e veprimit
Nga Ligjëruesi pritet të:
Krijojë metodologjinë dhe dinamikën lidhur me trajnimin e Menaxhimit të Stresit, të mësojë pjesëmarësit si të përballen me situatat stresuese në jetë dhe gjithashtu ti mësojë se si njerëzit mund ti përdorin këto aftësi në vendin e punës dhe në jetën e përditshme.
Rezutatet e pritura:
Pas trajnimit, studentët duhet të jenë në gjendje të:
- Kuptojnë llojet e ndryshme të stresit
- Kuptojnë llojet e ndryshme të strategjive lehtësuese
- Të jenë pa stres dhe të ndihmojnë dikë në çështje stresi.
Ligjëruesi do të jetë përgjegjës për organizimin dhe shpërndarjen e materialit mësimor me cilësi të lartë dhe vlerësimin e performancës së pjesëmarrësve të audiencës të ndryshme të studentëve, duke përfshirë dhe të papunësuarit dhe kompanitë.
Këshilla dhe mbështetje për studentët dhe kompanitë gjatë kursit.
Raport përfundimtar për zbatimin e proceseve pas përfundimit të procesit të ligjërimit.
Kriteret për përvojën dhe aftësitë e ligjeruesve:
M.A ose M.S. (preferohet Doktorat) në një fushë të përshtatshme me trajnimin. Përvoja e mësimdhënies në fushën e trajnimeve të planifikimit të orientuara në praktikë në nivelin universitar ose pasuniversitar.
Përvojë akademike (të paktën 5 vjet) dhe përvoja e aplikuar në lidhje me Menaxhimin e Stresit.
Përvoja teorike dhe e aplikuar në lidhje me ekosistemet për inovacion dhe startape;
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në situata me dinamikë të ngushtë dhe afate të ngushta;
Shkathtësi të shkëlqyera ndërpersonale të komunikimit dhe këshillimit.
Kontakt:
+389 78 358 335
No Comments
Sorry, the comment form is closed at this time.