s
About Us
Lorem Ipsum is simply dummy text ofering thetonat sunrising printing and typesetting industry seo is partysipati carma. Lorem Ipsum is simply dummy,
Na ndiq

Blog

RISHPALLJE E THIRRJES PËR EKSPERT/LIGJËRUES NË SFERËN E PROFESIONALIZMIT, MENAXHIMIN E SJELLJES DHE KOMUNIKIMIT ( аfati për aplikim deri në 10.01.2021)

iCAN ka nevojë për angazhim të një eksperti / ligjeruesi në fushën e Profesionalizmit, Menaxhimit të sjelljes dhe Komunikimin për të ligjëruar në një trajnim 5-ditorë mbi Profesionalizmin, Menaxhimin e sjelljes dhe Komunikimin.

Aplikantët do të duhet t’i dërgojnë  iCAN-it planprogramin e kursit dhe planin e zbatimit që do të artikulojë kërkesat e përgjithshme të ToR-it duke përfshirë metodologjinë e propozuar, afatin e qartë dhe ndarjen e proceseve.

Metodologjia dhe fusha e veprimit

Nga Ligjëruesi pritet të:

Krijojë metodologjinë dhe dinamikën lidhur me trajnimin e Profesionalizmit, Menaxhimit të sjelljes dhe Komunikimin, ti mësojë Kompanitë dhe të papunësuarit lidhur me aftësitë themelore të sjelljes dhe komunikimit, ti mësojë se si njerëzit mund ti përdorin këto aftësi për tu bërë kolegë më të mirë në kompanitë e tyre dhe në vendin e punës dhe gjithashtu të raportojë pas mbarimit të trajnimit.

Rezutatet e pritura:

Ti mësojë studentët lidhur me Profesionalizmin, Menaxhimin e sjelljes dhe Komunikimin.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit duhet të mësojnë për:

  • Profesionalizmin dhe sjelljen etike në vendin e punës
  • Nevojat e menaxhmentit, sjelljet dhe kërkesat e klientëve
  • Komunikimin e drejtëpërdrejtë me kolegë dhe klient
  • Komunikimin verbal
  • Komunikimin joverbal
  • Komunikimin me shkrim.

Ligjëruesi do të jetë përgjegjës për organizimin dhe shpërndarjen e materialit mësimor me cilësi të lartë dhe vlerësimin e performancës së pjesëmarrësve të audiencës të ndryshme të studentëve, duke përfshirë dhe të papunësuarit dhe kompanitë.

Këshilla dhe mbështetje për studentët dhe kompanitë gjatë kursit.

Raport përfundimtar për zbatimin e proceseve pas përfundimit të procesit të ligjërimit.

Kriteret për përvojën dhe aftësitë e ligjeruesve:

M.A ose M.S. (preferohet Doktorat) në një fushë të përshtatshme me trajnimin. Përvoja e mësimdhënies në fushën e trajnimeve të planifikimit të orientuara në praktikë në nivelin universitar ose pasuniversitar.

Përvojë akademike (të paktën 5 vjet) dhe përvoja e aplikuar në lidhje me Profesionalizmin, Menaxhimin e sjelljes dhe Komunikimin.

Përvoja teorike dhe e aplikuar në lidhje me ekosistemet për inovacion dhe startape;

Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në situata me dinamikë të ngushtë dhe afate të ngushta;

Shkathtësi të shkëlqyera ndërpersonale të komunikimit dhe këshillimit.

Kontakt:

ican@seeu.edu.mk

+389 78 358 335

 

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.

Font Resize
Click to listen highlighted text!