RISHPALLJE E THIRRJES PËR DY MENTORA PËR KOMPANI ( Afati i aplikimit është deri në 24.12.2020)
iCAN kërkon të angazhojë dy mentorë për të kryer 8 Mentorime ( 8 kompani ) në kompani që veprojnë në regjionin e Pologut.
Mentorimi pritet të përfundojnë brenda 3 muajve (5 ditë skenim të kompanisë onsite, 5 ditë përgatitje të materialit dhe 5 ditë disperzimit dhe konsulencën me kompanitë e mentoruara).
Mentorët do të duhet t’i sigurojë iCAN planin për zbatimin e mentorimit që do të artikulojnë kërkesat e përgjithshme të ToR-it përfshirë metodologjinë e propozuar, planin e punës me afate të qarta dhe ndarjen e proceseve.
Metodologjia dhe fusha e veprimit
Nga Mentori pritet që:
Të krijojë metodologjinë dhe dinamikën për mentorim të kompanive, Skenimin e proceseve të mbrendshme në kompani, definimin e biznis proceseve që kanë potencijal për optimizim dhe automatizim dhe raportim mbi mentorimin dhe skenimin e zhvilluar.
Rezultatet e pritshme:
Plani i punës për zhvillimin e mentorimit, përfshirë strategjinë dhe metodologjitë e propozuara, si dhe planin e sigurimit të cilësisë;
Vlerësimi i proceseve qe kanë potencijal për optimizim dhe automatizim.
Krijimi i listës së proceseve që do të optimizojnë/ përmirësojnë punën/proceset në kompani
Këshilla dhe mbështetje për kompanite gjatë fazës së mentorimit
Raporti përfundimtar mbi zbatimin e proceseve pas mbarimit të mentorimit.
Kërkesat për përvojën dhe aftësitë e Mentorit:
Arsimim minimal Master në Shkenca Ekonomike ose fushë tjetër përkatëse;
Përvojë (të paktën 5 vjet) akademike dhe aplikative që lidhen me SMEse dhe infrastrukturat e brendshme te SMEve;
Eksperience teorike dhe aplikative që lidhet me ekosisteme për inovacion dhe startape; përvojë në ndërtimin e kapaciteteve në SME;
Aftesi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në situata me dinamike te ngjeshur dhe me afate të ngushta;
Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit ndër-personal duke përfshirë përvojën e skenimit te kompanive/ mentorim/ konsulence.
Kontakt:
+389 78 358 335
No Comments
Sorry, the comment form is closed at this time.