s
About Us
Lorem Ipsum is simply dummy text ofering thetonat sunrising printing and typesetting industry seo is partysipati carma. Lorem Ipsum is simply dummy,
Na ndiq

Blog

SHPALLJE PËR DY MENTORA PËR KOMPANI (Afati i aplikimit është deri në 17.12.2020)

iCAN  kërkon të angazhojë dy mentorë për të kryer 8 Mentorime ( 8 kompani ) në kompani që veprojnë në regjionin e Pologut.

Mentorimi  pritet të përfundojnë brenda 3 muajve (5 ditë skenim të kompanisë  onsite, 5 ditë përgatitje të materialit dhe 5 ditë disperzimit dhe konsulencën me kompanitë e mentoruara).

Mentorët do të duhet t’i sigurojë iCAN planin për zbatimin e mentorimit që do të artikulojnë kërkesat e përgjithshme të ToR-it  përfshirë metodologjinë e propozuar, planin e punës me afate të qarta dhe ndarjen e proceseve.

Metodologjia dhe fusha e veprimit

Nga Mentori pritet që:

Të krijojë metodologjinë dhe dinamikën për mentorim të kompanive, Skenimin e proceseve të mbrendshme në kompani, definimin e biznis proceseve që kanë potencijal për optimizim dhe automatizim dhe raportim mbi mentorimin dhe skenimin e zhvilluar.

Rezultatet e pritshme:

Plani i punës për zhvillimin e mentorimit, përfshirë strategjinë dhe metodologjitë e propozuara, si dhe planin e sigurimit të cilësisë;

Vlerësimi i proceseve qe kanë potencijal për optimizim dhe  automatizim.

Krijimi i listës së proceseve që do të optimizojnë/ përmirësojnë punën/proceset në kompani

Këshilla dhe mbështetje për kompanite gjatë fazës së mentorimit

Raporti përfundimtar mbi zbatimin e proceseve pas mbarimit të mentorimit.

Kërkesat për përvojën dhe aftësitë e Mentorit:

Arsimim minimal Master në Shkenca Ekonomike ose fushë tjetër përkatëse;

Përvojë (të paktën 5 vjet) akademike dhe  aplikative që lidhen me SMEse dhe infrastrukturat e brendshme te SMEve;

Eksperience teorike dhe aplikative që lidhet me ekosisteme për inovacion dhe startape; përvojë në ndërtimin e kapaciteteve në SME;

Aftesi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në situata me  dinamike te ngjeshur dhe me afate të ngushta;

Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit ndër-personal duke përfshirë përvojën e skenimit te kompanive/ mentorim/ konsulence.

Kontakt:

ican@seeu.edu.mk

+389 78 358 335

 

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.

Font Resize
Click to listen highlighted text!